Armando Broja ka shumë oferta, skuadrat e forta nga Holanda, Italia dhe Gjermania interesohen për sulmuesin “kuqezi”
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës. Tashmë është konfirmuar se Broja nuk do të huazohet, por do të shitet nga blutë e Londrës dhe ofertat veçse kanë filluar për të shkruan Indeksonline. Gazetari afër Chelseat, Rahman Osman, ka raportuar se për Brojën ka shumë […]

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.
Tashmë është konfirmuar se Broja nuk do të huazohet, por do të shitet nga blutë e Londrës dhe ofertat veçse kanë filluar për të shkruan Indeksonline.
Gazetari afër Chelseat, Rahman Osman, ka raportuar se për Brojën ka shumë oferta, duke përfshirë skuadrat e njohura, si: AC Milan, PSV, Ajax dhe RB Leipzig.
Broja ishte i huazuar te Evertoni, por dështoi pasi kishte dhe probleme të shumta me lëndimet.
Ai tashmë është rikthyer në formë të duhur dhe gjatë këtij muaji do t’i luajë dy ndeshje me Shqipërinë.