Arrestohet 20-vjeçari për grabitje në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20 vjeçar i cili dyshohet të jetë përfshirë në rastin e grabitjes në Vushtrri. A.Ll është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. “Si rezultat i hetimeve të Hetuesve Rajonal DRP Mitrovicë Jug, është arrestuar edhe një i dyshuar […]

Arrestohet 20-vjeçari për grabitje në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20 vjeçar i cili dyshohet të jetë përfshirë në rastin e grabitjes në Vushtrri. A.Ll është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Si rezultat i hetimeve të Hetuesve Rajonal DRP Mitrovicë Jug, është arrestuar edhe një i dyshuar i përfshirë në rastin e grabitjes në Vushtrri. Mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara me datën 12.06.2024, hetuesit rajonal, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë edhe një person të dyshuar. Personi i dyshuar A. Ll., 20 vjeçar, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, njofton policia.