Arrestohet këngëtari Jozefin Marku

Është shoqërohet në polici sot këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.
Në rrjetet sociale ka qarkulluar me shpejtësi një video nga ngjarja, ku shihet qartë se Joz Marku nuk ka qenë i vetëm gjatë këtij konflikti. Në pamjet e publikuara shfaqen disa persona të tjerë dhe makina që bllokojnë rrugën, ndërsa Jozi e godet dhe e trysnon fizikisht Edin, raporton TCh.
Pas publikimit të pamjeve dhe reagimit të publikut, autoritetet kanë ndërhyrë duke vënë në pranga Joz Markun. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të motiveve të këtij konflikti, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të pranishëm në video për t’i nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore.
Po ashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punohet për identifikimin e personave që shfaqen në video.
Një ditë më parë, Prokuroria e Pejës lëshoi fletë-arrest për Markun, në lidhje me dhunimin e shtetasit nga Kosova.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



