Arrestohet shoferi që goditi dy këmbësorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur të martën mbrëma në fshatin Banullë të Lipjanit, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë. Pas aksidentit, drejtuesi i veturës është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas hetimeve, më 3 shtator, njësia përkatëse ka arritur ta identifikonte dhe arrestonte të dyshuarin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.
“Fsh. Banullë, Lipjan 01.09.2026 – 21:51. Ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë e dyshuar ka goditur dy këmbësorë, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me 03.09.2026 njësia e hetimeve ka arritur që ta identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar të mitur mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



