Arrihet marrëveshja, gjiganti nga Serie A transferon Frattesin

E konfirmon drejtori i Sassuolos: Frattesi është i Interit Drejtori i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka konfirmuar se Davide Frattesi ka nënshkruar me Interin . Duke folur për mediat italiane të mërkurën, ai konfirmoi se kalimi i Frattesit në Inter është një punë e përfunduar. “U bë, u bë, ai nënshkroi pak kohë më parë,” tha […]

Arrihet marrëveshja, gjiganti nga  Serie A transferon Frattesin

E konfirmon drejtori i Sassuolos: Frattesi është i Interit

Drejtori i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka konfirmuar se Davide Frattesi ka nënshkruar me Interin .

Duke folur për mediat italiane të mërkurën, ai konfirmoi se kalimi i Frattesit në Inter është një punë e përfunduar.

“U bë, u bë, ai nënshkroi pak kohë më parë,” tha Carnevali.

“Nerazzurrët” do të kompletojnë nënshkrimin e tij në një marrëveshje huazimi me një detyrim të blerjes për 25 milionë euro dhe sulmuesin 22-vjeçar Samuele Mulattieri të përfshirë në marrëveshje.

Aiështë vlerësuar me 8 milionë euro.

Në garë për shërbimet e mesfushorit italian ishin edhe Milani dhe Roma.