Artisti Ramë Dardania me ekspozitë në qytetin e Kotorit

Festivali i Dritave: Artisti Ramë Dardania në Qytetin Kotor të Malit të Zi The post Artisti Ramë Dardania me ekspozitë në qytetin e Kotorit appeared first on Albinfo.

Artisti Ramë Dardania me ekspozitë në qytetin e Kotorit

Në një ngjarje magjepsëse që ka transformuar qytetin antik Kotor të Malit të Zi, ku po mbahet festivali i dritave, përcjell albifo.ch.

Artistë të njohur nga e gjithë bota sjellin krijimtarinë e tyre të shquar.

Një nga pjesëmarrësit e këtij festivali është artisti ynë i shquar, Ramë Dardania.

Me veprat e tij që shpalosin pasurinë  e artit Shqipëtar, Ramë Dardania.

« Jam i lumtur që mund të prezantoj artin dhe kulturën tonë në një platformë kaq prestigjioze si ky festival i dritave, » tha ai.

Përfaqësues të shquar të artit nga e gjithë bota janë të pranishëm në këtë event të madh, ku instalimet dhe pikturat e tyre krijojnë një atmosferë të paharrueshme artistike. Qyteti antik Kotor  në Malin e Zi, njihet me pamjet të tij të mrekullueshme, që ky ambient bëhet ideal për të eksploruar artin në shpirtin e tij më të thellë.

Ramë Dardania dhe artistët e tjerë japin një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë festival, duke shfaqur shkëlqimin dhe kreativitetin e tyre në çdo hap.Ky manifestim kulturor jo vetëm që frymëzon, por gjithashtu bashkon kultura të ndryshme në një qytet që bën të mundur njohjen e artit në mënyrë të re dhe frymëzon zemrat e të gjithë pjesëmarrësve.

The post Artisti Ramë Dardania me ekspozitë në qytetin e Kotorit appeared first on Albinfo.