Asamblisti i VV-së në Podujevë thyen rregullin për heshtje zgjedhore: Kosova ka nevojë për Albin Kurtin
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Artrit Mulliqi ka shkelur heshtjen zgjedhore e cila duhet të mbizotërojë gjatë kohës kur qytetarët votojnë. Mulliqi përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët të votojnë, biles duke i treguar edhe se kë të votojnë. “Edhe më pak se dy orë kanë mbetë për t’i dhënë vulën fitores
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Artrit Mulliqi ka shkelur heshtjen zgjedhore e cila duhet të mbizotërojë gjatë kohës kur qytetarët votojnë.
Mulliqi përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët të votojnë, biles duke i treguar edhe se kë të votojnë.
“Edhe më pak se dy orë kanë mbetë për t’i dhënë vulën fitores tonë të madhe. Për këto dy orë, dilni votoni! Ka vend ende për punë, kurse Kosova ka nevojë për Albin Kurtin! Ecim përpara edhe më fuqishëm për minutat e mbetur”, ka shkruar Mulliqi në Facebook. Postimi i tij i plotë në Facebook: