Asamblistja e VV-së: 22 lokacione të Drenasit vuajnë për ujë të pijes, Komuna po ndërton për të disatën herë sheshin

Asamblistja e VV-së, në Drenas, Egzona Tërdevci, për FrontOnline thotë se janë duke pritur vendimin nga Ministria e Pushtetit dhe Administrimit Lokal, për zgjedhjen e kryesuesit të ri të kësaj komune. ‘’Ne kemi rrëzuar kryesuesin e kuvendit komunal si opozitë e bashkuar. Vendimi për rrëzim të kryesuesit ka shkuar në MAPL. Ne jemi duke pritur […]

Asamblistja e VV-së: 22 lokacione të Drenasit vuajnë për ujë të pijes, Komuna po ndërton për të disatën herë sheshin


Asamblistja e VV-së, në Drenas, Egzona Tërdevci, për FrontOnline thotë se janë duke pritur vendimin nga Ministria e Pushtetit dhe Administrimit Lokal, për zgjedhjen e kryesuesit të ri të kësaj komune.

‘’Ne kemi rrëzuar kryesuesin e kuvendit komunal si opozitë e bashkuar. Vendimi për rrëzim të kryesuesit ka shkuar në MAPL. Ne jemi duke pritur vendimin nga MAPL, për të filluar proceduar për zgjedhjen e kryesuesit të ri’’ thotë ajo.

Asamblistja e VV-së, megjithatë nuk e sheh problem votimin e buxhetit, nëse ai është përkitazi më kërkesat e qytetarëve të Drenasit.

 ‘’Nuk besoj se ka me paraqitë problem votimi i buxhetit nëse ai është përkitazi me kërkesat e qytetarëve të Drenasit. Ne në dy vitet e kaluara kemi votuar kundër buxhetit të Drenasit, kjo nuk është për shkak të pozicionit tonë politik, por nuk i ka përmbushë kërkesat e qtetarëve’’ deklaron ajo.

Tërdevci, thotë se Komuna e Drenasit nuk ka ende ujë të pijes e vazhdohet me ndërtimin e sheshit.

Nuk e di të ardhmen se çka mundet me u bërë. Unë nuk kisha dashur të bisedoj më shumë. S’kam asnjë kërkesë për momentin.

‘’Për shëmbull Komuna e Drenasit, vuan nga uji i pijës rreth 22 lokacione vuajnë nga mungesa e ujit e investohet për sheshin në Drenas, që është ndërtuar mv herët e po ndërtohet për 4-5 herë. Nëse buxheti shkon qysh ka shkuar deri tash, nuk kemi votë për buxhet’’ përfundon ajo.