Askush nuk e kishte menduar, ky pritet të jetë klubi i Xhekos

Sulmuesi Edin Xheko pritet që edicionin e ri të paraqitet në kampionatin e Turqisë, pasi interesim për shërbimet e tij, ka shfaqur Fenerbahçe. “Calciomercato” ka raportuar të martën se Xheko është kontaktuar nga Fenerbahçe, ekip që i ka bërë ofertë zyrtare për ta bindur që të transferohet në Turqi këtë verë. Mësohet se Fenerbahçe i […]

Askush nuk e kishte menduar, ky pritet të jetë klubi i Xhekos

Sulmuesi Edin Xheko pritet që edicionin e ri të paraqitet në kampionatin e Turqisë, pasi interesim për shërbimet e tij, ka shfaqur Fenerbahçe.

“Calciomercato” ka raportuar të martën se Xheko është kontaktuar nga Fenerbahçe, ekip që i ka bërë ofertë zyrtare për ta bindur që të transferohet në Turqi këtë verë.

Mësohet se Fenerbahçe i ka ofruar Xhekos kontratë dyvjeçare me pagë vjetore prej 4 milionë eurosh dhe marrëveshja mund të finalizohet së shpejti. Në rast se Xheko pranon ofertën e ekipit turk, atëherë te Fenerbahçe do të transferohet si lojtar i lirë pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Interin.

Klubi italian i ka ofruar rinovimin e kontratës për një vit, por Xhekon po e tërheqë oferta e Fenerbahçes. 37-vjeçar ka shënuar 14 gola edicionin e fundit për Interin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2021 nga Roma.