Asociacioni, rruga e vetme për normalizim me Kosovën – thotë Petkoviqi pas takimit me Lajçakun

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, është e vetmja rrugë përpara përmes së vilës mund të arrihet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Këto komente, Petkoviq i bëri në profilin e tij në Instagram, pas një takimi që tha se ka […]

Asociacioni, rruga e vetme për normalizim me Kosovën – thotë Petkoviqi pas takimit me Lajçakun

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, është e vetmja rrugë përpara përmes së vilës mund të arrihet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto komente, Petkoviq i bëri në profilin e tij në Instagram, pas një takimi që tha se ka zhvilluar me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Beograd.

Në njoftim, ai ka thënë se me Lajçakun ka biseduar për “një sërë veprimesh ekslauese në dëm të popullit serb” në Kosovë të cilat, sipas tij, “çdo ditë po i ndërmerr” kryeministri Albin Kurti.

Petkoviqi tha se Lajçakut ia ka potencuar “vendosmërinë e palëkundur të Beogradit për të vazhduar dialogun në të cilin është e mundur vetëm të kërkohen zgjidhje kompromisi dhe të qëndrueshme”.

“Formimi i Asociacionit siç është dakorduar në Bruksel, mbetet e vetmja rrugë përpara përmes së cilës mund të arrihet normalizimi i marrëdhënieve. Dhe nuk do të biem në truket dhe tentativat e Kurtit për manipulim”, shkroi Petkoviq.

Lajçaku gjatë ditës në Beograd u takua edhe me presidentin e këtij vendi, Alleksandar Vuçiq dhe me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.

Në Serbi, ai shkoi pas takimeve që i zhvilloi në Kosovë një ditë më parë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, me përfaqësues ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë, si dhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash. /Klankosova.tv