“Atij i pëlqejnë burrat”- Ylli Dreshaj divorcohet zyrtarisht nga ish-partnerja!

Në prime-n e fundit të “Ferma VIP” një nga momentet më kulminante ka qenë pa dyshim hyrja e nënës së Yll Dreshajt, e cila i solli të birit një letër zyrtare nga jashtë ku thuhej se ai është tashmë zyrtarisht i divorcuar. Ghatë një takimi me të birin, Vlora, nëna e Yllit, i dorëzoi letrën […]

“Atij i pëlqejnë burrat”- Ylli Dreshaj divorcohet zyrtarisht nga ish-partnerja!

Në prime-n e fundit të “Ferma VIP” një nga momentet më kulminante ka qenë pa dyshim hyrja e nënës së Yll Dreshajt, e cila i solli të birit një letër zyrtare nga jashtë ku thuhej se ai është tashmë zyrtarisht i divorcuar.

Ghatë një takimi me të birin, Vlora, nëna e Yllit, i dorëzoi letrën që konfirmon përfundimin e martesës së tij, një temë që ka qenë shumë e komentuar javët e fundit në spektakël.

“Kam ardhur t’i tregoj Yllit letrën se është i shkurorëzuar tani e në vazhdim,” tha ajo.

Moderatorja Luana Vjollca nuk nguroi ta pyeste Yllin për ndjesitë e tij pas marrjes së lajmit:

“Jam shumë i lumtur,” tha Ylli.

“Siç e kam përmendur gjatë kohës që më kanë ardhur mesazhe, e kam ndier veten në një peng… mendoja se si do të pritej. Ky lajm më ndryshoi jetën dhe më la të jetoj jetën i lirë me familjen time,” shtoi ai.

Historia e tij u bë publike disa javë më parë, kur në fermë mbërriti një letër nga ish-bashkëshortja, ku ajo kërkonte të mos i përmendej emri, më tej, ajo pretendonte se arsyeja e ndarjes së tyre lidhet me orientimin seksual të Yllit, duke pohuar se ai ka shfaqur interes për burra në disa raste të caktuara.