Auditori gjen shkelje në financat e PDK-së: Zyra pa qira, mungesë dokumentacioni dhe paqartësi në prokurim

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është përballur me një sërë gjetjesh të rënda nga Auditori i Pavarur, sipas raportit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Raporti evidenton mospasqyrim të saktë të kontributeve në natyrë, mungesë dokumentacioni për qira dhe shkelje të rregullave të prokurimit. Në raport theksohet se PDK ka raportuar shpenzim prej

Auditori gjen shkelje në financat e PDK-së: Zyra pa qira, mungesë dokumentacioni dhe paqartësi në prokurim

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është përballur me një sërë gjetjesh të rënda nga Auditori i Pavarur, sipas raportit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Raporti evidenton mospasqyrim të saktë të kontributeve në natyrë, mungesë dokumentacioni për qira dhe shkelje të rregullave të prokurimit.

Në raport theksohet se PDK ka raportuar shpenzim prej 2,900 eurosh për një objekt në Gjilan, për të cilin nuk është e qartë pronësia. Edhe pse është deklaruar se objekti është në shfrytëzim që nga viti 1999, mungon çdo dokument që do të vërtetonte të drejtën e përdorimit.

Po ashtu, PDK nuk ka ndjekur procedurat e nevojshme të tenderimit për furnizime dhe shërbime, ndërsa mungojnë edhe politikat financiare dhe të kontrollit, duke krijuar paqartësi në menaxhimin e shpenzimeve.

Raporti vë në pah edhe faktin se gjatë vitit 2024, PDK ka përdorur 28 zyra në komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat tri i ka shfrytëzuar pa pagesë. Kjo është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjin që ndalon donacionet në natyrë nga institucionet publike, si komunat.

Në fund, auditori vëren se në pasqyrat financiare të subjektit mungojnë nënshkrimet e rregullta, çka ngrit shqetësime serioze për nivelin e transparencës dhe zbatimin e ligjit në financimin e partive politike.