Dalin votat e kandidatëve për asamble të Fushë-Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të publikojë rezultatet për kandidatët për asamble komunale. Në rubrikën e rezultateve nga Qendra Komunale e Numërimit (QKN) në Fushë-Kosovë, kur janë numëruar vetëm 18,64% e votave, bartësi i listës së LVV-së në këtë komunë, Shpend Bardiqi ka marrë 872 vota. Mirlinda Krasniqi nga LDK-ja, si bartëse e listës, nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të publikojë rezultatet për kandidatët për asamble komunale. Në rubrikën e rezultateve nga Qendra Komunale e Numërimit (QKN) në Fushë-Kosovë, kur janë numëruar vetëm 18,64% e votave, bartësi i listës së LVV-së në këtë komunë, Shpend Bardiqi ka marrë 872 vota.
Mirlinda Krasniqi nga LDK-ja, si bartëse e listës, nga rezultatet e deritashme ka marrë 861 vota.
Te LVV-ja, pas Bardiqit vjen numri dy i listës, Durim Hajra me 123 vota dhe Kushtrim Mirena me 101 deri më tani.
Të tjerët janë nën 100.
Te LDK-ja, numri dy në listë, por edhe me vota, është Laureat Gojnovci – me gjithsej 102.
Kandidatët tjerë, deri më tani, kanë nën 100 vota.
Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, Fushë-Kosova shkon në balotazh me LVV-në që doli e para me kandidatin e saj Valon Prebreza me 45,14% të votave, dhe Besnik Osmanin e LDK-së, me 36,62%./Klankosova.tv