Australia organizon stërvitjen më të madhe ushtarake ndonjëherë

Stërvitjet më të mëdha të luftës në Australi, Ushtrimi Talisman Sabre, janë duke u zhvilluar dhe pritet të tërheqin vëmendjen e anijeve spiune kineze. Australia lëshoi raketa nga Sistemi i saj i Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë M142, i njohur si HIMARS, gjatë ushtrimeve me zjarr të vërtetë në Zonën e Stërvitjes Shoalwater […] The post Australia organizon stërvitjen më të madhe ushtarake ndonjëherë appeared first on InfoShqip.com.

Australia organizon stërvitjen më të madhe ushtarake ndonjëherë

Stërvitjet më të mëdha të luftës në Australi, Ushtrimi Talisman Sabre, janë duke u zhvilluar dhe pritet të tërheqin vëmendjen e anijeve spiune kineze.

Australia lëshoi raketa nga Sistemi i saj i Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë M142, i njohur si HIMARS, gjatë ushtrimeve me zjarr të vërtetë në Zonën e Stërvitjes Shoalwater Bay, një hapësirë prej 4,500 kilometrash katrorë në shtetin Queensland.

HIMARS u blenë së fundmi nga SHBA, raporton WP.

“Sot ishte hera e parë që Ushtria Australiane ka qëlluar me zjarr të vërtetë platformat tona me rreze të gjatë veprimi, të cilat janë HIMARS, kështu që është një ditë e jashtëzakonshme”, tha Nick Wilson.

Talisman Sabre filloi në vitin 2005 si një stërvitje e përbashkët dyvjeçare midis SHBA-së dhe Australisë.

Bëhet e ditur se këtë vit, më shumë se 35,000 personel ushtarak nga 19 vende, duke përfshirë Kanadanë, Fixhin, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Japoninë, Holandën, Zelandën e Re, Norvegjinë, Papua Guinenë e Re, Filipinet, Korenë e Jugut, Singaporin, Tajlandën, Tongën dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të marrin pjesë gjatë tre javëve.

Malajzia dhe Vietnami po marrin pjesë gjithashtu si vëzhgues.

Stërvitja do të zhvillohet gjithashtu në Papua Guinenë e Re, fqinjin më të afërt të Australisë, duke shënuar kështu herën e parë që aktivitetet e Talisman Sabre mbahen jashtë Australisë.

Ndryshe, stërvitja filloi zyrtarisht të dielën me një ceremoni në Sidnei.

The post Australia organizon stërvitjen më të madhe ushtarake ndonjëherë appeared first on