Austria dhe Sllovenia riafirmojnë mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në Prishtinë ministren austriake për Evropë, Integrim dhe Familje, Claudia Plakolm, si dhe sekretaren e shtetit për Çështje Evropiane të Sllovenisë, Neva Grašič. Gjatë takimit u diskutua për procesin e integrimit evropian të Kosovës, zhvillimin ekonomik, dialogun me Serbinë […] The post Austria dhe Sllovenia riafirmojnë mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës appeared first on Albinfo.

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në Prishtinë ministren austriake për Evropë, Integrim dhe Familje, Claudia Plakolm, si dhe sekretaren e shtetit për Çështje Evropiane të Sllovenisë, Neva Grašič.
Gjatë takimit u diskutua për procesin e integrimit evropian të Kosovës, zhvillimin ekonomik, dialogun me Serbinë dhe situatën e sigurisë në rajon. Të tri palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të mbështetjes që Austria dhe Sllovenia i japin Kosovës në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
Bislimi falënderoi të dyja shtetet për përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm gjatë katër viteve të fundit. Ai përmendi rritjen më të lartë ekonomike në rajon, uljen e papunësisë nga 23.8% në 10.9%, si dhe politikat sociale që kanë përmirësuar mirëqenien e qytetarëve — përfshirë mbështetjen për nënat dhe fëmijët, rritjen e pensioneve dhe të pagës minimale.
Sipas Bislimit, këta tregues, së bashku me liberalizimin e vizave dhe aplikimin për anëtarësim në BE, dëshmojnë se Kosova është e gatshme të marrë statusin e vendit kandidat.
Në përfundim të takimit, u fol edhe për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Procesin e Berlinit, zgjerimin e BE-së, si dhe heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
The post Austria dhe Sllovenia riafirmojnë mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës appeared first on Albinfo.