Avdijaj me performancë të shkëlqyer në Austri
Donis Avdijaj shkëlqeu me lojën e tij, duke kontribuar me një gol dhe një asistim në fitoren e Hartbergut ndaj Grazerit, 3:0, në kuadër të xhiros së 27-të të Bundesligës austriake, përcjell albinfo.at. Avdijaj fillimisht asistoi në golin e parë, të shënuar nga kroati Patrik Mijiq në minutën e 59-të, ndërsa shënoi vetë për 2:0 […] The post Avdijaj me performancë të shkëlqyer në Austri appeared first on Albinfo.

Donis Avdijaj shkëlqeu me lojën e tij, duke kontribuar me një gol dhe një asistim në fitoren e Hartbergut ndaj Grazerit, 3:0, në kuadër të xhiros së 27-të të Bundesligës austriake, përcjell albinfo.at.
Avdijaj fillimisht asistoi në golin e parë, të shënuar nga kroati Patrik Mijiq në minutën e 59-të, ndërsa shënoi vetë për 2:0 në minutën e 70-të. Ai u zëvendësua në minutën e 84-t.
Sulmuesi 28-vjeçar ka shënuar katër gola dhe ka dhënë gjashtë asistime deri tash në Bundesliga. Për Kupën e Austrisë ka arritur shtatë gola e gjashtë asistime. Hartbergu luan finalen e Kupës më 1 maj kundër Wolfsbergerit.
Hartbergu po lufton gjithashtu për një vend në garat evropiane.
The post Avdijaj me performancë të shkëlqyer në Austri appeared first on Albinfo.