Avioni i Swiss-it kthehet prapa për shkak të “një ere të rëndë” në bord

Të premten në mëngjes, një fluturim i planifikuar i një aeroplani nga kompania ajrore Swiss u detyrua të kthehej prapa për shkak të një “ere të pazakontë” në kabinën e pilotit dhe në pjesën e përparme të kabinës.
Kompania ajrore e konfirmoi incidentin për transmetuesin publik të Zvicrës, SRF. Pasagjerët mbetën të padëmtuar, transmeton albinfo.ch. Një zëdhënës i Swiss-it tha se ekuipazhi kishte vënë re një erë “të pazakontë” në kabinën e pilotit menjëherë pas ngritjes së aeroplanit.
Kur era u vu re edhe në pjesën e përparme të kabinës, ekuipazhi vendosi të kthehej në Cyrih.
Zëdhënësi theksoi se nuk kishte zjarr në aeroplan. 151 pasagjerët në bord do të barten në fluturake të tjera.
Shkaku i erës është ende i paqartë dhe aktualisht është nën hetim.
The post Avioni i Swiss-it kthehet prapa për shkak të “një ere të rëndë” në bord appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



