Avokati Jashari: Qasja e Kurtit e gabuar, mund të burgoset me mos prezencën e tij në ftesat e Prokurorisë

Avokati Arbër Jashari është deklaruar për “Front Online” mbi refuzimin e Kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur para Prokurorisë, pas urdhrit të gjykatës. Ai theksoi se, në rast se një dëshmitar nuk paraqitet pas urdhrit të gjykatës, ai mund të dënohet deri në 250 euro për çdo herë që nuk paraqitet. Jashari tregon se çka

Avokati Jashari: Qasja e Kurtit e gabuar, mund të burgoset me mos prezencën e tij në ftesat e Prokurorisë


Avokati Arbër Jashari është deklaruar për “Front Online” mbi refuzimin e Kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur para Prokurorisë, pas urdhrit të gjykatës.

Ai theksoi se, në rast se një dëshmitar nuk paraqitet pas urdhrit të gjykatës, ai mund të dënohet deri në 250 euro për çdo herë që nuk paraqitet.

Jashari tregon se çka parasheh ligji nëse dëshmitari edhe pas gjobës nuk paraqitet në Prokurori.

“Në rast se edhe pas urdhrit të gjykatës, dëshmitari nuk paraqitet serish, atëherë gjykata mund ta dënoj atë deri në 250 euro, sa herë qe nuk paraqitet. Dhe nëse serish dëshmitari refuzon t’i përgjigjet drejtësisë, atëherë mund të burgoset. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon te dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij behet i panevojshëm, ose derisa procedura te përfundojë, por jo më shumë se një (1) muaj”, deklaroi ai.

Avokati Jashari e konsideroi këtë qasje si të gabuar të kryeministrit.

“E konsideroj si qasje te gabuar, ngase kryeministri Kurti, duhet te jetë shembulli më i mirë në respektimin e ligjit”, shprehet Jashari.