Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner (ÖVP) dhe homologu i tij gjerman, Alexander Dobrindt (CSU), u takuan këtë pasdite në Vjenë për të diskutuar mbi politikat e përbashkëta të migracionit në nivel të Bashkimit Evropian dhe çështje bilaterale. Fokus i bisedimeve ishte forcimi i kontrolleve kufitare dhe bashkëpunimi për parandalimin e migracionit të paligjshëm, shkruan […] The post Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin appeared first on Albinfo.

Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner (ÖVP) dhe homologu i tij gjerman, Alexander Dobrindt (CSU), u takuan këtë pasdite në Vjenë për të diskutuar mbi politikat e përbashkëta të migracionit në nivel të Bashkimit Evropian dhe çështje bilaterale. Fokus i bisedimeve ishte forcimi i kontrolleve kufitare dhe bashkëpunimi për parandalimin e migracionit të paligjshëm, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Karner vlerësoi hapat e ndërmarra nga ministri i ri gjerman, i cili mori detyrën më 6 maj. Ai e përshkroi si pozitive vendimin e Gjermanisë për të refuzuar hyrjen e azilkërkuesve në kufirin austriako-gjerman, duke theksuar se kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e numrit të arrestimeve të paligjshme në kufirin me Gjermaninë dhe sidomos në kufirin Burgenland-Hungari.
“Gjermania po dërgon një sinjal të qartë për forcimin dhe intensifikimin e kontrolleve kufitare, dhe kjo është në interes edhe të Austrisë,” u shpreh Karner. I pyetur nga gazetarët për fatin e azilkërkuesve të refuzuar nga Gjermania, ministri austriak nuk dha një përgjigje të qartë, duke mos komentuar mbi trajtimin konkret të tyre, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Dobrindt deklaroi se shtimi i forcave policore në kufi dhe arrestimet janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të riformuar politikën evropiane të migracionit. Ai nënvizoi rëndësinë e interesave të përbashkëta midis Austrisë dhe Gjermanisë për sigurinë dhe përballjen me flukset e paligjshme migratore.
“Po e kthejmë politikën e migracionit në Evropë përmbys. Qëllimi ynë është të forcojmë sigurinë dhe të veprojmë në mënyrë të koordinuar kundër migracionit të paligjshëm,” tha Dobrindt, transmeton albinfo.ch.
The post Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin appeared first on Albinfo.