Avokati Musa: Asnjë pushtet nuk mund të jetë mbi sistemin e drejtësisë

Kritikat e Qeverisë ‘Kurti’ për rrëzimin e Ligjit të Byrosë nga Kushtetuesja, i ka komentuar edhe avokati Skender Musa. Sipas tij, asnjë pushtet nuk mund të jetë mbi sistemin e drejtësisë.  “Sistemi kushtetues i ka të ndara institucionet, nuk ka asnjë pushtet mbi sistemin e drejtësisë. Ligji dhe Byroja nuk parashihen si organe as hetuesisë […]

Avokati Musa: Asnjë pushtet nuk mund të jetë mbi sistemin e drejtësisë


Kritikat e Qeverisë ‘Kurti’ për rrëzimin e Ligjit të Byrosë nga Kushtetuesja, i ka komentuar edhe avokati Skender Musa.

Sipas tij, asnjë pushtet nuk mund të jetë mbi sistemin e drejtësisë.  “Sistemi kushtetues i ka të ndara institucionet, nuk ka asnjë pushtet mbi sistemin e drejtësisë. Ligji dhe Byroja nuk parashihen si organe as hetuesisë as ndjekjes as prokurorisë dhe as sistemit të drejtësisë dhe si të tilla janë anti-Kushtetuese”. 

Avokati Musa vlerëson se s’ka të drejtë asnjë institucion të dërgoj ligj në Kushtetuese të cilin e ka rrëzuar.

“Të gjitha institucionet janë të obliguara me i zbatua vendimet e kësaj gjykate. Ministria e Drejtësisë nuk ka të drejtë as Qeveria me dërguar një ligj që Gjykata e ka vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Musa për Front Online.