Babai i Arbana Osmanit: Ledion Liço bën gafa në Big Brother Vip, por i lejohen
Pasditen e së premtes u mbajt dhe premiera e filmit më të ri të Eduart Grishajt, “Pasaporta”. E sigurisht pjesë e premierës nuk kishin si të mos ishin dhe vjehrrit e tij, prindërit e Arbana Osmanit. Përpos filmit dhe se si Eduarti i duket si dhëndër, ata janë pyetur dhe për Big Brother Vip Albania. […] The post Babai i Arbana Osmanit: Ledion Liço bën gafa në Big Brother Vip, por i lejohen appeared first on Ora24.tv.

Pasditen e së premtes u mbajt dhe premiera e filmit më të ri të Eduart Grishajt, “Pasaporta”. E sigurisht pjesë e premierës nuk kishin si të mos ishin dhe vjehrrit e tij, prindërit e Arbana Osmanit.
Përpos filmit dhe se si Eduarti i duket si dhëndër, ata janë pyetur dhe për Big Brother Vip Albania. Ndonëse është viti i dytë që ky format i është besuar Ledion Liços, interesi i njerëzve dhe gazetarëve vijon të jetë i madh kur vjen puna se kush merr notën “10” për prezantim, Ledioni apo Arabana.
Të pyetur se a e shohin ende këtë reality-show, babai i Arbanës u përgjigj “Po”.
“E shohim. E shohim, sepse Big Brother është më i madh se Arbana”, tha ai, ndërsa i pyetur se kë zgjedh mes Arbanës dhe Ledionit, si babai po ashtu dhe nëna e moderatores u përgjigjën duke thënë se “humori” është ai që e karakterizon prezantuesin e Big Brother Vip dhe se kjo i pëlqen teleshikuesve.
E ëma e Arbanës: Ledioni është i këndshëm me atë humorin e vet e si duket i ka bërë njerëzit për vete me atë. Bën ca shaka.
I ati i Arbanës: Secili ka veçoritë e veta. Edhe Ledioni na pëlqen është djalë shumë i mirë, bën ndonjëherë ndonjë gafë por i lejohet.
The post Babai i Arbana Osmanit: Ledion Liço bën gafa në Big Brother Vip, por i lejohen appeared first on Ora24.tv.