Lufta në Ukrainë/ Mark Rutte për bisedimet e paqes: “Topi” është në fushën e Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka dhënë një mesazh të qartë nga Brukseli, lidhur me luftën në Ukrainë. Përveç mesazheve të pritshme për bashkimin e NATO-s dhe mbështetjen për Ukrainën, ai u pyet edhe për qëndrimet e  Rusisë. Ai foli pozitivisht për përpjekjet e SHBA-së për bisedimet e paqes “Natyrisht që tani topi [...]Read More...

Lufta në Ukrainë/ Mark Rutte për bisedimet e paqes: “Topi” është në fushën e Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka dhënë një mesazh të qartë nga Brukseli, lidhur me luftën në Ukrainë.

Përveç mesazheve të pritshme për bashkimin e NATO-s dhe mbështetjen për Ukrainën, ai u pyet edhe për qëndrimet e  Rusisë.

Ai foli pozitivisht për përpjekjet e SHBA-së për bisedimet e paqes

“Natyrisht që tani topi është në fushën ruse, në lidhje me bisedimet e paqes. Kështu që ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë,” shtoi Rutte.

Por, Rutte iu shmang të paktën tre pyetjeve mbi tarifat e fundit të SHBA-së të vendosura nga administrata e Donald Trump.

/abcnews.al/