Bajrami: Dy deputetë të LDK-së janë kontaktuar nga Vetëvendosje, por kanë refuzuar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se dy deputetë të kësaj partie janë kontaktuar nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëpunim politik, por se ata e kanë refuzuar këtë ftesë. Bajrami bëri të ditur se deputetët nuk kanë pranuar as të takohen me përfaqësuesit e VV-së, por nuk tregoi emrat

Bajrami: Dy deputetë të LDK-së janë kontaktuar nga Vetëvendosje, por kanë refuzuar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se dy deputetë të kësaj partie janë kontaktuar nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëpunim politik, por se ata e kanë refuzuar këtë ftesë.

Bajrami bëri të ditur se deputetët nuk kanë pranuar as të takohen me përfaqësuesit e VV-së, por nuk tregoi emrat e tyre, duke lënë hapësirë që ata të vendosin vetë nëse duan ta bëjnë publike.

“Kam dëgjuar që dy deputetë që janë në Grupin Parlamentar janë kontaktuar nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje ose përmes takimeve, dhe nuk po them emra sepse konsideroj që duhet ta thonë ata vetë. Janë kontaktuar dhe nuk kanë shkuar në takim”, deklaroi Bajrami në T7.

Ajo nuk dha më shumë detaje për përmbajtjen e kontakteve apo qëllimet e këtij afrimimi nga VV, por theksoi se LDK mbetet e vendosur në pozicionin e saj opozitar.