Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum

Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar dy shfaqje në edicionin e 23-të të “International Bodrum Ballet Festival” në Turqi, transmeton albinfo.ch.

Në skenën e festivalit, trupa kosovare solli shfaqjen “Bolero”, me koreografi të Mehmet Balkan, si dhe “Correr o Fado”, me koreografi të Daniel Cardoso.

Të dyja shfaqjet u pritën me interes nga publiku në Bodrum dhe u shoqëruan me duartrokitje të gjata, duke shënuar një tjetër paraqitje ndërkombëtare të Baletit Kombëtar të Kosovës.

Kjo përfaqëson pjesëmarrjen e parë të Baletit Kombëtar të Kosovës në këtë festival ndërkombëtar, i cili mbledh trupa dhe artistë të baletit nga vende të ndryshme të botës.

Shfaqjet “Bolero” dhe “Correr o Fado” u prezantuan sërish më 13 gusht në skenën e festivalit në Bodrum.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje ndërkombëtare përbën një tjetër mundësi për Baletin Kombëtar të Kosovës që përmes artit të prezantojë krijimtarinë dhe potencialin artistik të Kosovës para publikut ndërkombëtar./Albinfo.ch

The post Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.