Baleti i Kosovës sjell në Vjenë shfaqjen “HOPE” në mbështetje të luftës kundër kancerit të gjirit

Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “HOPE” në Vjenë, më 16 tetor 2026, në një aktivitet që i kushtohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe rëndësisë së mbështetjes për personat e prekur nga kjo sëmundje, transmeton albinfo.ch.
Shfaqja, me koreografi të Sead Vuniqit, organizohet në bashkëpunim me Action for Health Kosovo dhe Sport und Kulturverein – KA, organizatë me bazë në Vjenë.
Përmes artit dhe gjuhës së lëvizjes, “HOPE” synon të kontribuojë në përcjelljen e mesazheve për luftimin e stigmatizimit që lidhet me kancerin e gjirit, si dhe për forcimin e solidaritetit me personat që përballen me këtë sfidë shëndetësore.
Prezantimi zhvillohet në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke e vënë artin në shërbim të një kauze që kërkon vëmendje, përkrahje dhe ndërgjegjësim shoqëror.
Shfaqja do të mbahet më 16 tetor 2026, në hapësirën kulturore Brunnenpassage në Vjenë, Austri./Albinfo.ch
The post Baleti i Kosovës sjell në Vjenë shfaqjen “HOPE” në mbështetje të luftës kundër kancerit të gjirit appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



