Balje me kërkesë për komunë në takim me Kurtin, pasi e kryen: Nuk kemi marrë dhe as s’kemi dhënë konfirmim që e votoj Qeverinë

Deputetja e zgjedhur, Duda Balje, sot ka mbajtur takimin e parë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bisedime rreth formimit të qeverisë. Balje tha se Kurtit ia ka prezantuar kushtet e saj në këmbim të votës dhe tha se nuk ka marrë konfirmimin nga Kurti nëse ato do të plotësohen dhe se rrjedhimisht as

Balje me kërkesë për komunë në takim me Kurtin, pasi e kryen: Nuk kemi marrë dhe as s’kemi dhënë konfirmim që e votoj Qeverinë

Deputetja e zgjedhur, Duda Balje, sot ka mbajtur takimin e parë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bisedime rreth formimit të qeverisë.

Balje tha se Kurtit ia ka prezantuar kushtet e saj në këmbim të votës dhe tha se nuk ka marrë konfirmimin nga Kurti nëse ato do të plotësohen dhe se rrjedhimisht as nuk ka dhënë konfirmim për votimin e qeverisë.

“Sot ne kemi pasë takimin e parë. Unë dola para kryeministrit me kërkesat që ne si boshnjakë kemi. Nuk kemi marrë asnjë konfirmim dhe nuk kemi dhënë asnjë konfirmim. Tash për tash jemi në fazën e bisedimeve. S’ka asgjë konkrete”.

Balje tha se kërkesat e saj janë “komuna e boshnjakëve, reforma në arsim, trajtimi i barabartë për krejt deputetët që kanë një votë brenda Kuvendit. Takimin e radhës nuk e kemi caktuar ende”.

Balje tha se ka mbetur që edhe nga ana e Kurtit “të mendojë” dhe më pas të kthejë përgjigje.