Ballkoni portokalli ndez polemika në një fshat të Bernes

Një banor i një fshati në Emmentalin e Epërm ka ngjyrosur ballkonin pa kërkuar lejen e komunës The post Ballkoni portokalli ndez polemika në një fshat të Bernes appeared first on Albinfo.

Ballkoni portokalli ndez polemika në një fshat të Bernes

 

Mediat zvicerane raportuan se një banor i një fshati në Emmentalin e Epërm ka ngjyrosur ballkonin e tyre me ngjyrë të kuqe-portokalli të, pa kërkuar më parë lejen e komunës, përcjell albinfo.ch.

Kjo po ngjall mjaft polemika pasi, sipas komunitetit, “ballkoni duket të jetë një trup i huaj dhe nuk është në harmoni me ndërtesat historike përreth”.

Zyrtarët shtuan se ngjyra portokalli është “e panjohur” për fshatin dhe ballkoni duhet të rilyhet në nuancat e miratuara të gri ose bezhë.

Pronari i shtëpisë refuzoi të pajtohej dhe çështja tani është objekt i procedurave ligjore.

The post Ballkoni portokalli ndez polemika në një fshat të Bernes appeared first on Albinfo.