Banderola e Tifozëve Kuq e Zi, para ndeshjes: “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”
Ndërkohë, mijëra forca policore janë mobilizuar këtë të shtunën në Tiranë, për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit The post Banderola e Tifozëve Kuq e Zi, para ndeshjes: “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri” appeared first on Albinfo.

Tifozët e kombëtares dolën sot në rrugët e Tiranës për të krijuar një atmosferë elektrizuese pak orë para ndeshjes Shqipëri-Serbi që do të mbahet sot në kryeqytet.
Përveç këngëve patriotike, muzikës dhe haresë, një grup tifozësh janë ngjitur te Piramida me një banderolë të madhe në të cilën shkruhet: “Hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri”, shkruan gazeta “Panorama”.
Ndërkohë, mijëra forca policore janë mobilizuar këtë të shtunën në Tiranë, për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit, që zhvillohet në orët e mbrëmjes mes ekipeve të Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. Aktualisht, Shqipëria ka tre pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia nuk ka asnjë pikë.
Ekipi i Serbisë ka arritur të premten pasdite në Tiranë, dhe nën shoqërimin e forcave të shumta policore është akomoduar në hotel, dhe më pas i ka kryer stërvitjet e nevojshme.
Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe tifozëve që të kontribuojnë në një atmosferë qytetare dhe të kulturuar.
The post Banderola e Tifozëve Kuq e Zi, para ndeshjes: “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri” appeared first on Albinfo.