Barbano: Zgjedhjet ishin demokratike, BE pret me padurim formimin e institucioneve të reja

Kreu i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano në një intervistë dhënë së fundi, ka folur rreth dialogut të Kosovës me Serbinë si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë si dhe për zgjedhjet e 9 shkurtit që u mbajtën në vend. Barbano tha se zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë ishin paqësore dhe se

Barbano: Zgjedhjet ishin demokratike, BE pret me padurim formimin e institucioneve të reja

Kreu i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano në një intervistë dhënë së fundi, ka folur rreth dialogut të Kosovës me Serbinë si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë si dhe për zgjedhjet e 9 shkurtit që u mbajtën në vend.

Barbano tha se zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë ishin paqësore dhe se Be pret që sa ma shpejtë të formohen institucionet.

“Po, ishin dhe unë i mirëpres shumë faktin që zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit u zhvilluan në një atmosferë paqësore pa ndonjë incident të madh sigurie. Siç u tha nga Përfaqësuesi i Lartë/ Zëvendëspresidenti Kallas dhe Komisioneri për Zgjerim Kos, procesi i përgjithshëm tregoi qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj parimeve demokratike. Bashkimi Evropian pret me padurim formimin e institucioneve të reja dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet, me fokus në mbështetjen e forcimit të institucioneve të sundimit të ligjit, të cilat pajtohen me kuadrin ligjor në fuqi pa diskriminim”, tha ai.

Ai thekson gjithashtu ka theksuar se BE është e vetmja kornizë e besueshme dhe e qëndrueshme për avancimin e normalizimit.

“Dialogu Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet korniza e vetme e besueshme dhe e qëndrueshme për avancimin e normalizimit. Vlerësimi i zbatimit të tij bie në kompetencën e Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Prishtinë – Beograd”, theksoi ai për mediumin Le Canton27.ch raporton Sinjali.