Bashkimi Evropian: Është në interes të Kosovës t’i formojë sa më parë institucionet

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të zgjerimit, Guillaume Mercier ka deklaruar se është në interes të Kosovës që me shpejtësi të formojë institucionet e saj. Sipas tij, formimi i shpejtë i institucioneve të Kosovës është i rëndësishëm në përmbushjen e reformave evropiane dhe lëvizjen përpara në këtë rrugë. I pyetur nëse dështimi për të […] The post Bashkimi Evropian: Është në interes të Kosovës t’i formojë sa më parë institucionet appeared first on Albinfo.

Bashkimi Evropian: Është në interes të Kosovës t’i formojë sa më parë institucionet

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të zgjerimit, Guillaume Mercier ka deklaruar se është në interes të Kosovës që me shpejtësi të formojë institucionet e saj.

Sipas tij, formimi i shpejtë i institucioneve të Kosovës është i rëndësishëm në përmbushjen e reformave evropiane dhe lëvizjen përpara në këtë rrugë.

I pyetur nëse dështimi për të konstituar Kuvendin ka pasoja në raportet e Kosovës me BE-në, ai tha: “Ajo që mund të them është se është në interes të Kosovës që me shpejtësi t’i formojë institucionet, gjë që është shumë e rëndësishme në përmbushjen e reformave evropiane dhe lëvizjen përpara në këtë rrugë. Është gjithashtu e rëndësishme për çështje të tjera, si Plani i Rritjes, siç e dini duhet që Parlamenti i Kosovës të jetë i konstituuar për të vazhduar punën në këtë drejtim”, shkruan KP, transmeton albinfo.ch.

The post Bashkimi Evropian: Është në interes të Kosovës t’i formojë sa më parë institucionet appeared first on Albinfo.