BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Kush po i jep më shumë mbështetje Ukrainës? Evropa ka tejkaluar ndihmën e SHBA-së në Ukrainë, thuhet në një studim të kryer nga Instituti Kiel për Ekonominë Botërore, e Jashtme. Në total, Evropa ka ndarë 70 miliardë euro në ndihmë financiare dhe humanitare, si dhe 62 miliardë euro në ndihmë ushtarake, shkruan BBC. Kjo krahasohet me 50 [...]Read More...

Kush po i jep më shumë mbështetje Ukrainës?
Evropa ka tejkaluar ndihmën e SHBA-së në Ukrainë, thuhet në një studim të kryer nga Instituti Kiel për Ekonominë Botërore, e Jashtme.
Në total, Evropa ka ndarë 70 miliardë euro në ndihmë financiare dhe humanitare, si dhe 62 miliardë euro në ndihmë ushtarake, shkruan BBC.
Kjo krahasohet me 50 miliardë euro nga SHBA-ja në alokime financiare dhe humanitare dhe 64 miliardë euro në ndihmë ushtarake.
Një betejë nëntë-mujore mbi shpenzimet në Kongresin e SHBA në mesin e vitit 2023 bllokoi ndihmën për Ukrainën.
Kur merret parasysh ndihma si pjesë e PBB-së së donatorëve, Gjermania, MB dhe SHBA kanë mobilizuar më pak se 0.2% të PBB-së së tyre vjetore për të mbështetur Ukrainën.
Vende të tjera të pasura donatore si Franca, Italia dhe Spanja ndanë afërsisht 0.1% të PBB-së së tyre vjetore, raporton më tej BBC.
/abcnews.al/