BE-ja mirëpret propozimin për armëpushim në Ukrainë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke përshëndetur lajmin nga Arabia Saudite për armëpushim në Ukrainë. “Ky është një zhvillim pozitiv që mund të jetë një hap drejt një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën”, kanë thënë [...]Read More...

BE-ja mirëpret propozimin për armëpushim në Ukrainë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke përshëndetur lajmin nga Arabia Saudite për armëpushim në Ukrainë.

“Ky është një zhvillim pozitiv që mund të jetë një hap drejt një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën”, kanë thënë ata, raporton The Guardian.

“Topi është tani në anën e Rusisë”, thuhet më tej në deklaratën e tyre.

Ata kanë thënë po ashtu se BE-ja është e gatshme të luajë rolin e saj të plotë, së bashku me partnerët e saj, në negociatat e ardhshme të paqes.