BE-ja për zgjedhjet në Kosovë: U tregua qëndrueshmëri ndaj parimeve demokratike – presim me padurim formimin e Kuvendit dhe qeverisë

Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, si dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, janë deklaruar përzgjedhjet parlamentare që u mbajtën këtë të dielë në Kosovë. “Sipas konstatimeve preliminare, zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe garuese, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, teksa është zbatuar ligji i ri zgjedhor. Fushata ishte e gjallë. Procesi i përgjithshëm

BE-ja për zgjedhjet në Kosovë: U tregua qëndrueshmëri ndaj parimeve demokratike – presim me padurim formimin e Kuvendit dhe qeverisë

Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, si dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, janë deklaruar përzgjedhjet parlamentare që u mbajtën këtë të dielë në Kosovë.

“Sipas konstatimeve preliminare, zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe garuese, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, teksa është zbatuar ligji i ri zgjedhor. Fushata ishte e gjallë. Procesi i përgjithshëm tregoi qëndrueshmëri dhe angazhim ndaj parimeve demokratike”, thonë ato në një deklaratë të përbashkët.

“E presim me padurim formimin e Kuvendit dhe të qeverisë së re, si dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet duke synyar mbështetjen e Kosovës për t’iu afruar BE-së dhe për të përfituar plotësisht nga mundësitë e rëndësishme si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.