BE: Mbyllja e strukturave paralele nuk i ndihmon Kosovës në heqjen e masave

Bashkimi Evropian ka kritikuar Kosovën për mbylljen e strukturave paralele në veri. Blloku i sheh këto veprime sikur bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së. BE-ja i ka përmendur edhe masat kundër Kosovës e tha se “këto veprime nuk janë të favorshme për këtë qëllim”, duke nënkuptuar largimin e masave. “Veprimet e fundit të […] The post BE: Mbyllja e strukturave paralele nuk i ndihmon Kosovës në heqjen e masave appeared first on Albinfo.

BE: Mbyllja e strukturave paralele nuk i ndihmon Kosovës në heqjen e masave

Bashkimi Evropian ka kritikuar Kosovën për mbylljen e strukturave paralele në veri. Blloku i sheh këto veprime sikur bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së.

BE-ja i ka përmendur edhe masat kundër Kosovës e tha se “këto veprime nuk janë të favorshme për këtë qëllim”, duke nënkuptuar largimin e masave.

“Veprimet e fundit të Kosovës kundër dhe mbyllja e strukturave të mbështetura nga Serbia, të kryera në mes të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, bien ndesh me detyrimet e saj ndaj BE-së në kuadër të procesit të normalizimit. EULEX-i po monitoron kryerjen e këtyre veprimeve të fundit në përputhje me mandatin e tij”, thuhet në reagimin e BE-së.

BE-ja ka thënë tutje se statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia parashikohet të zgjidhet përmes dialogut.

Policia e Kosovës të mërkurën ka mbyllur komunat paralele serbe në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyra tatimore ilegale.

The post BE: Mbyllja e strukturave paralele nuk i ndihmon Kosovës në heqjen e masave appeared first on Albinfo.