Bedri Hamza: Faleminderit, KOSOVË!
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, tubimin e tij të fundit zgjedhor e ka përmbyllur me rreth 15 mijë qytetarë në Prishtinë. Hamza i ka falënderuar qytetarët dhe iu ka kërkuar atyre që t’i thyejnë rekordet e daljes në votime këtë të diel për ta hapur një faqe të re të historisë. Ai ka

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, tubimin e tij të fundit zgjedhor e ka përmbyllur me rreth 15 mijë qytetarë në Prishtinë.
Hamza i ka falënderuar qytetarët dhe iu ka kërkuar atyre që t’i thyejnë rekordet e daljes në votime këtë të diel për ta hapur një faqe të re të historisë.
Ai ka thënë se Kosova mundet ma mirë dhe pas 9 shkurtit do të jetë ma mirë!
“Faleminderit, KOSOVË! Nga ky shesh i madh. Nga kjo festë e madhe e demokracisë. Le t’i thyejmë rekordet e daljes në votime këtë të diel. Le ta hapim një faqe të re të historisë. Mos e humbni këtë mundësi. Mos i lini të tjerët të vendosin për ju.
Votoni numrin 131. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës. Kosova mundet ma mirë dhe pas 9 shkurtit do të jetë ma mirë!
#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.