Behrami i PDK-së: VV-ja iku nga votimi, sepse nuk ka vota
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka publikuar një dokument, me të cilin sipas tij kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk e ka respektuar skenarin zyrtar. Behrami tha se seanca e sotme nuk ishte e Kuvendit, por seancë e udhëhequr nga VV për zvarritje. “Që në fillim u panë shenjat e bllokadës. – Fillimisht tekstet

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka publikuar një dokument, me të cilin sipas tij kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk e ka respektuar skenarin zyrtar.
Behrami tha se seanca e sotme nuk ishte e Kuvendit, por seancë e udhëhequr nga VV për zvarritje.
“Që në fillim u panë shenjat e bllokadës.
– Fillimisht tekstet e betimit sot nuk ishin vendosur para deputetëve. Pra, Kuvendi i kontrolluar nga VV-ja, ende pa filluar seanca, vendosi që të pamundësojë betimin.
– Z. Dehari gjatë gjithë kohës është konsultuar me deputetë të VV-së dhe jo me Sekretariatin e Kuvendit.
– Ndërprerja e seancës me argumentin se nuk ka pasur konsensus, nuk ka logjikë as ligjore e as politike.
– VV-ja nuk i ka votat as për komision, as për kryeparlamentar, as për Qeveri.
– VV-ja iku nga votimi, sepse nuk ka vota.
– Në sallë ishin 100 deputetë, me 52 komisioni do të kalonte!
– VV-ja po refuzon të qesë në votim edhe raportin e vet që e ka miratuar në komision.” – ka shkruar ai.