Bekim Sali në takim me Stefano Elleron: Në fokus agjenda e reformave dhe fondet IPA

Bekim Sali në takim me Stefano Elleron: Në fokus agjenda e reformave dhe fondet IPA

Zv.kryeministri i parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, u takua me Stefano Elleron nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, të cilit i uroi mirëseardhje në Maqedoninë e Veriut dhe mandat të suksesshëm.

Në takim u diskutua për zbatimin e Agjendës së Reformave, shfrytëzimin efektiv të fondeve IPA, si dhe planifikimin e prioriteteve në kuadër të Kornizës së ardhshme Financiare Shumëvjeçare të BE-së për periudhën 2028–2034.

Sali theksoi përkushtimin për përmbushjen në kohë të reformave dhe orientimin e mbështetjes evropiane drejt investimeve dhe rezultateve konkrete për qytetarët.

“Koordinimi i mirë dhe institucionet e përgatitura janë thelbësore për t’i kthyer mundësitë në përfitime të prekshme”, theksoi Sali.

Ministri vlerësoi mbështetjen e Delegacionit të BE-së dhe rëndësinë e dialogut të hapur me partnerët evropianë.

The post Bekim Sali në takim me Stefano Elleron: Në fokus agjenda e reformave dhe fondet IPA appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.