Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin The post Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin appeared first on Albinfo.

Sot besimtarët myslimanët në gjithë botën festojnë sot Kurban Bajramin, përcjell albinfo.ch.
Në Kosovë, manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
“Kurban Bajrami është festë fetare, por megjithatë bart në vete mesazhe të thella shoqërore e atdhetare. Festa e Bajramit s’kufizohet vetëm në adhurim, por kontribuon në forcimin e vlerave që ndërtojnë shoqërinë dhe forcojnë atdheun. Prandaj themi se kjo festë forcon ndjenjën e bashkësisë dhe vëllazërisë mes nesh, e që është bazë për shoqëri dhe shtet të qëndrueshëm”, ka thënë myftiu Naim Tërnava, në urimin e tij në natën e Kurban Bajramit.
The post Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin appeared first on Albinfo.