Bill Clinton bën bashkë politikën shqiptare

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton, ka mbërritur në godinën e kryeministrisë aty ku do të mbajë edhe një fjalim përpara qindra apo mijëra qytetarëve shqiptarë të cilët kanë dalë ta presin. Një vizitë historike kjo e Clinton i cili bëhet i treti pas presidentëve Bush që viziton vendin tonë. Kryeministri Rama është ‘shoqëruesi’ i ish-presidentit […] The post Bill Clinton bën bashkë politikën shqiptare appeared first on Newsbomb Albania.

Bill Clinton bën bashkë politikën shqiptare

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton, ka mbërritur në godinën e kryeministrisë aty ku do të mbajë edhe një fjalim përpara qindra apo mijëra qytetarëve shqiptarë të cilët kanë dalë ta presin.

Një vizitë historike kjo e Clinton i cili bëhet i treti pas presidentëve Bush që viziton vendin tonë. Kryeministri Rama është ‘shoqëruesi’ i ish-presidentit të cilin e priti në hyrje të kryeministrisë ku shkëmbyen edhe disa fjalë.

Veç kreut të vendit dhe mijëra qytetarëve, janë edhe shumë figura të njohura të politikës në vend  si kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, deputetët Fatmir Mediu, Jorida Tabaku, Lulzim Basha, Dashamir Shehi, Agron Duka, ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Oriola Pampuri Princ Leka, përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme fetare e shumë figura të tjera të njohura.

Të pranishëm janë gjithashtu edhe tre ish-presidentët shqiptarë, Bamir Topit, Aleksandër Mojsiu dhe Rexhep Mejdani.

The post Bill Clinton bën bashkë politikën shqiptare appeared first on Newsbomb Albania.