Bisedimet diplomatike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë vazhduar prej muajsh në Zvicër

Bisedimet diplomatike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë vazhduar prej muajsh në Zvicër, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch. Kontakti i fundit thuhet se ishte javën e kaluar, në të njëjtën kohë me Konferencën e Sigurisë së Mynihut, e cila shënoi një përçarje midis Uashingtonit dhe Evropës. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i konfirmoi SSR-së […] The post Bisedimet diplomatike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë vazhduar prej muajsh në Zvicër appeared first on Albinfo.

Bisedimet diplomatike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë vazhduar prej muajsh në Zvicër

Bisedimet diplomatike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë vazhduar prej muajsh në Zvicër, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.

Kontakti i fundit thuhet se ishte javën e kaluar, në të njëjtën kohë me Konferencën e Sigurisë së Mynihut, e cila shënoi një përçarje midis Uashingtonit dhe Evropës. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i konfirmoi SSR-së se në Zvicër, jashtë kanaleve zyrtare, “takimet ndërmjet aktorëve të përfshirë në konfliktin në Ukrainë mbahen rregullisht, si pjesë e të ashtuquajturës diplomaci Track-2.

Këto janë takime të promovuara nga organizata joshtetërore dhe që ofrojnë një platformë shkëmbimi dhe dialogu, pa përfshirë qeveritë dhe me synimin për të mbështetur diplomacinë zyrtare”.

“EDA është e informuar për këto aktivitete”, thuhet në deklaratën me shkrim. Nuk jepen detaje për pjesëmarrësit e takimeve apo përmbajtjen e tyre, të cilat ishin të panjohura edhe për agjencinë e shtypit që dha lajmin. Nuk dihet, për shembull, nëse ishte përfaqësuar edhe Kievi.

Situata ka evoluar ndërkohë: javët e fundit administrata Trump ka imponuar një përshpejtim dhe këtë javë në Riad delegacioni i kryesuar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe ai i Ministrit të Jashtëm të Kremlinit, Sergei Lavrov, u gjendën ballë për ballë, me synimin për të diskutuar jo vetëm fundin e luftës në Ukrainë, por edhe rivendosjen e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës pas ftohjes nën adaminstratën Biden. Një samit midis Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit mund të jetë në horizont.

The post Bisedimet diplomatike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë vazhduar prej muajsh në Zvicër appeared first on Albinfo.