NATO forcon praninë e saj në Kosovë me trupa shtesë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dislokuar rreth 270 paqeruajtës shtesë nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Rumania, si pjesë e rezervave operacionale. Sipas njoftimit të KFOR-it, trupat e dislokuara do të operojnë në bazë të përkohshme, së bashku me 200 forca rezervë nga brigada italiane “Sassari”, të cilat tashmë janë vendosur në Kosovë. […] The post NATO forcon praninë e saj në Kosovë me trupa shtesë appeared first on Albinfo.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dislokuar rreth 270 paqeruajtës shtesë nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Rumania, si pjesë e rezervave operacionale.
Sipas njoftimit të KFOR-it, trupat e dislokuara do të operojnë në bazë të përkohshme, së bashku me 200 forca rezervë nga brigada italiane “Sassari”, të cilat tashmë janë vendosur në Kosovë.
“Këto përforcime, së bashku me trupat ekzistuese të KFOR-it, forcojnë aftësinë e misionit për të reaguar ndaj çdo ndryshimi të situatës së sigurisë, në përputhje me mandatin e OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit,” theksohet në deklaratën e KFOR-it, transmeton albinfo.ch.
Misioni i NATO-s ka ripërsëritur përkushtimin e tij për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në Kosovë, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX).
The post NATO forcon praninë e saj në Kosovë me trupa shtesë appeared first on Albinfo.