Bitcoin ka rënë më shumë se 25% nga rekordi i janarit
Vlera e Bitcoin ka rënë më shumë se 25 për qind nga rekordi i tij i janarit, pasi njoftimet për tarifat e Trump dhe mundësia e një lufte tregtare i shtynë investitorët të shesin masivisht asetin dixhital. Bitcoin dhe Ethereum humbën secili nga shtatë për qind të vlerës së tyre sot, raporton Bloomberg. Vlera maksimale [...]Read More...

Vlera e Bitcoin ka rënë më shumë se 25 për qind nga rekordi i tij i janarit, pasi njoftimet për tarifat e Trump dhe mundësia e një lufte tregtare i shtynë investitorët të shesin masivisht asetin dixhital.
Bitcoin dhe Ethereum humbën secili nga shtatë për qind të vlerës së tyre sot, raporton Bloomberg. Vlera maksimale e Bitcoin është shënuar në ditën e inaugurimit presidencial të Donald Trump më 20 janar, kur Bitcoin shitej për më shumë se 105 mijë euro, por që nga ai moment e deri më sot ka rënë me 27 për qind.
CEO e BTC Markets, Caroline Bowler, beson se kjo lloj ndjesie tregu u pa për herë të fundit në vitin 2022, kur çmimet e Bitcoin dhe monedhave të tjera digjitale ranë ndjeshëm gjatë të ashtuquajturit “dimër kripto” për shkak të rritjes së normave të interesit dhe problemeve të industrisë. Ajo beson se tregjet tani po reagojnë ndaj pasigurisë gjeopolitike dhe mundësisë së tarifave në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se tarifat 25 për qind ndaj Meksikës dhe Kanadasë do të hyjnë në fuqi më 4 mars, së bashku me një tarifë shtesë prej 10 për qind për importet kineze.
Pekini ka paralajmëruar se “do të marrë të gjitha masat e nevojshme” nëse Shtetet e Bashkuara rrisin tarifat për importet kineze. Në fillim të kësaj jave, Trump njoftoi gjithashtu tarifa 25 për qind për makinat evropiane dhe mallrat e tjera, por pa specifikuar një afat kohor./abcnews.al