Bomba e verës: Maignan te rivalët e Milanit me kosto zero
Mike Maignan largohet nga Milani, por mbetet në Serie A. Rinovim për Maignan për momentin nuk ka, e ardhmja e portierit francez duket larg Milanit, pas dështimit të marrëveshjes për kontratën e re. Kontrata e tij skadon në qershor 2026, çka e bën menjëherë objektiv të shumë klubeve, që kërkojnë një portier. Nga jashtë Italisë, […]

Mike Maignan largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.
Rinovim për Maignan për momentin nuk ka, e ardhmja e portierit francez duket larg Milanit, pas dështimit të marrëveshjes për kontratën e re.
Kontrata e tij skadon në qershor 2026, çka e bën menjëherë objektiv të shumë klubeve, që kërkojnë një portier. Nga jashtë Italisë, klube si Chelsea dhe Bayern Munich janë në garë, ndërsa në Serie A, Juventus po e ndjek situatën e tij nga afër.
Edhe pa pritjen spektakolare ndaj Gatti, që e mbajti ndeshjen 0-0 në “Allianz Stadium”, javën e kaluar, talenti i Maignan ishte i njohur.
Francezi ka rikthyer formën e tij të shkëlqyer, duke bërë të harrohet mungesa e Donnarumma në Milanello.
Me pagën aktuale prej 2.8 milionë eurosh, rinovimi nuk është i pamundur, mund të përfshijë rritje pa shkuar në shifra të larta.
Muajt e ardhshëm do të jenë të mbushur me biseda midis agjentëve të tij dhe klubeve të interesuara.
Juventusi do të provojë të përfitojë, edhe pse Di Gregorio mbetet një portier i besueshëm.
Nevoja për një “gardian” të ri lidhet kryesisht me kërkesën për lidership, cilësi që Maignan e ka dhe Juventusit i duhet me ngut.