“Bondsteel të jetë bazë e përhershme”, “shqetësuese mbrojtja që Vuçiq i bën Radoiçiqit”, Kurti deklarohet pas takimit me senatorët

Kryeministri Albin Kurti, ka dhënë detaje për takimin me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, dukë thënë se nga ta ka kërkuar përkrahje për “anëtarësimin në NATO, si dhe për shndërrimin e Bondsteel-it në bazë të përhershme ushtarake”.
Kurti shkruan se “paqja dhe siguria në Kosovë janë të qëndrueshme, por shqetësuese janë veprimet e deklaratat kërcënuese të Serbisë, përfshirë këtu mbrojtja e hapur dhe e ndërsjellë midis ish presidentit autoritar Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelit terrorist Milan Radoiçiq”.
Tutje, kryeministri Kurti deklaron se me senatorët Shaheen dhe Durbin, biseduan edhe për “reformat në arsim dhe vettingun në drejtësi, për krijimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”.
“Përgjatë pesë vjetëve të fundit eksporti i shërbimeve të TIK-ut është pesëfishuar dhe aktualisht ky sektor përbën 6% të Bruto Produktit Vendor. Ekonomia jonë vazhdon të rritet me mbi 4%, ndërsa ky mandat qeverisës do të jetë i hekurudhave, digave, industrisë së mbrojtjes, e stadiumeve sportive drejt Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, ka shkruar kryeministri në Facebook.
Postimi i plotë:
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



