Tragjedia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babë e bijë, çka dihet deri më tani?

Tragjedia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babë e bijë, çka dihet deri më tani?

Dy persona, një 27-vjeçar dhe vajza e tij tre muajshe, janë gjetur të vdekur të dielën në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Rasti është raportuar më 1 nëntor, rreth orës 08:47, kur Policia e Kosovës ka pranuar informatën për dy persona pa shenja jete në këtë fshat.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e të dy viktimave.

Viktimat janë identifikuar si Adonis Demiri, 27-vjeçar, dhe vajza e tij rreth tre muajshe. Nëna e foshnjës nuk jetonte në të njëjtën shtëpi me ta.

Sipas dyshimeve të raportuara, 27-vjeçari fillimisht dyshohet se e ka privuar nga jeta vajzën e tij tre muajshe.

Më pas, babai i tij, 65-vjeçar, dyshohet se e ka mbytur të birin me litar.

Këto rrethana nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht nga organet e hetuesisë.

Policia e Kosovës ka arrestuar babanë e 27-vjeçarit, i cili dyshohet për përfshirje në rast. Ai është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit. Personi i arrestuar është identifikuar si Brahim Demiri.

Fillimisht, rasti ishte iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa më pas është rikualifikuar në “Vrasje e rëndë”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale. /Insajderi


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.