“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Nderojmë misionin e Trump
Kryeministri Edi Rama, merr fjalën e tij në mbledhjen e Bordit të Paqes. Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes nisi zyrtarisht në ambientet e Institutit Amerikan të Paqes “Donald J. Trump”, në Washington D.C. me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve, qeverive dhe përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë. Pas fotos familjare me pjesëmarrësit, seanca u çel me […]
Kryeministri Edi Rama, merr fjalën e tij në mbledhjen e Bordit të Paqes.
Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes nisi zyrtarisht në ambientet e Institutit Amerikan të Paqes “Donald J. Trump”, në Washington D.C. me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve, qeverive dhe përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë.
Pas fotos familjare me pjesëmarrësit, seanca u çel me fjalën mirëseardhëse të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili falenderoi për pjesëmarrjen kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
”Faleminderit që më ftuat të jem pjesë e këtij rrugëtimi. Në votën e linjëzuar në parlamentin tonë flet vetë sesa e nderuar është Shqipëria. Shumë thonë se Bordi i Paqes është për të zëvendësuar OKB-në. Nuk më duket si një zëvendësim, por nëse ndihmon për ta shkundur. Zoti e bekoftë Bordin e Paqes.
Ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për t’i dhënë fund konfliktit zemërthyes në Gazë. Unë kam propozuar që ky bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë për fasilitetin publik për fëmijët e Palestinës. Duke bërë këtë do ndihmojmë pengjet më të pafajshme të çmendurisë së Hamasit.”, tha Rama.

