Borrell takohet me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, diskutohet për ndërtimin e një Evrope të bashkuar

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell është takuar me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, me grupet “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe “Strategjinë e Rajonit të Danubit”. Borrell është shprehur i gëzuar për këtë takim, dhe thotë se u diskutua si të ndërtohet një Evropë më e bashkuar. “Gëzohem që takohem me ministrat e […]

Borrell takohet me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, diskutohet për ndërtimin e një Evrope të bashkuar

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell është takuar me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, me grupet “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe “Strategjinë e Rajonit të Danubit”.

Borrell është shprehur i gëzuar për këtë takim, dhe thotë se u diskutua si të ndërtohet një Evropë më e bashkuar.

“Gëzohem që takohem me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe “Strategjinë e Rajonit të Danubit”.  Ne diskutuam se si të ndërtojmë një Evropë më të bashkuar së bashku.  Faleminderit ministrit të jashtëm austriak, Alexander Schallenberg qe na mblodhi në Austri këto ditë”, shkroi Borrell në X.