Britania, gati megaprojektin rrugor! Punimet kanë nisur para 16 vitesh, tuneli më i gjatë rrugor do të kushtojë 1.2 miliardë paund
Qeveria britanike ka miratuar një projekt të madh rrugor, i cili ka nisur punimet 16 vjet më parë, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve të trafikut në Londër dhe zonat përreth. Ky projekt, që do të lidhë Kentin dhe Essexin përmes një tuneli 2.6 milje nën lumin Thames, ka për qëllim [...]Read More...

Qeveria britanike ka miratuar një projekt të madh rrugor, i cili ka nisur punimet 16 vjet më parë, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve të trafikut në Londër dhe zonat përreth.
Ky projekt, që do të lidhë Kentin dhe Essexin përmes një tuneli 2.6 milje nën lumin Thames, ka për qëllim të reduktojë ngarkesën në Kalimin e Dartford dhe do të jetë tuneli më i gjatë rrugor në Mbretërinë e Bashkuar.
Projekti do të dyfishojë kapacitetin e rrugëve lindore të Londrës dhe ka një buxhet prej 9 miliardë paund. Puna mund të nisë vitin e ardhshëm, me hapjen e rrugës të pritur në fillim të dekadës së ardhshme. Megjithëse nuk janë realizuar ndërtime konkrete deri tani, janë shpenzuar 1.2 miliardë paund për këtë projekt që ka një dokument planifikimi prej 359,070 faqesh.
Një grup aktivistësh, Thames Crossing Action Group, ka kundërshtuar ndërtimin për shkak të shqetësimeve mjedisore dhe sociale, duke paralajmëruar se do të shkaktojë tetë vjet pengesa në rrugët lokale. Kryeministri i opozitës, Sir Keir Starmer, mbështeti projektin, duke thënë se ishte përkrahës i ndërtuesve, ndërsa deputeti Jim Dickson theksoi rëndësinë e këtij projekti për rritjen ekonomike dhe lehtësimin e trafikut në zonën e tij.
/ abcnews.al