Broja flet për vajzën nga Përmeti që ia ka marrë zemrën: Ishalla do i dedikojë…
Karriera e tij ka nisur që në vegjëli. Sot Armando Broja shënon një sërë suksesesh, si sulmues në Kombëtaren Shqiptare dhe lojtar te Chelsea dhe shumë skuadra të rëndësishme në Premier League, ai ka “ngritur peshë” zemrat e tifozëve me golat në fushën e blertë. Në karrierën e tij deri më tani ai ka shënuar…

Në karrierën e tij deri më tani ai ka shënuar 35 gola, por ndryshe nga Cristiano Ronaldo, Broja nuk i ka dedikuar asnjë gol një vajze.
Megjithatë “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ai thotë se shpreson që në të ardhmen të ketë mundësi t’i dedikojë një gol të dashurës së tij. Vajzës shqiptare me origjinë nga Përmeti, që i ka rrëmbyer zemrën sulmuesit të skuadrës kuqezi.
Armando Broja: Unë akoma nuk i kam dedikuar një gol një vajze, por Inshallah të mundem që t’i dedikoj sa më shumë gola vajzës sime që kam tani.
Alketa Vejsiu: Vajza jote që ke tani, është shqiptare?
Armando Broja: Shqiptare.
Alketa Vejsiu: Shumë mirë! Nga e kemi atë vajzë?
Armando Broja: Nga Përmeti.
Futbollisti shton se një ndër planet e tij të së ardhmes, përveç karrierës, është martesa dhe krijimi i një familjeje të bukur e të shëndetshme.
Armando Broja: Jam i vogël, jam 23 vjeç. Ka kohë dhe për mua për t’u martuar. Plani për mua është që të martohem dhe të bëj një familje të bukur.