Bujar Osmani: VLEN-i i ka futur shqiptarët në pozitë inferiore

Bujar Osmani: VLEN-i i ka futur shqiptarët në pozitë inferiore

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin “Rishtazi” në Koha, ka deklaruar se VLEN-i, sipas tij, përmes bashkëpunimit me VMRO-DPMNE-në, i ka futur shqiptarët në një pozitë inferiore, transmeton Zyrtare.net

“Nuk pyet kush më se cilat janë pikëpamjet e shqiptarëve për të ardhmen e vendit, për shkak se VLEN-i, VMRO-ja përmes VLEN-it, i ka futur shqiptarët në një pozitë inferiore”, tha Osmani.

Ai akuzoi për “inxhiniering dhe kombinatorika të përçarjes”, duke thënë se si pasojë shqiptarët nuk kanë më peshë në çështje që i konsideron vitale.

“Dhe në këtë mënyrë ne nuk kemi asnjë peshë për diçka vitale për ne si komb”, u shpreh Osmani.

Duke folur për integrimin evropian, Osmani tha se anëtarësimi në BE ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët.

“Anëtarësimi në BE për ne është sikur kushtrimi i thirrjes për luftë. Të mos keqkuptohemi, por dua të them se kjo është i nivelit të tillë të peshës”, deklaroi nënkryetari i BDI-së.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.